Ka nisur konferenca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinajt.
Akuza ndaj tyre ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020.
Ajo mbështetej në dyshimin e bazuar se mes 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur nga Ligji i Dhomave të Specializuara.
Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. /Front Online/