Ai bëri të ditur se vlerësimet si në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit Amerikan por edhe në raportet tjera të institucioneve kredibile, vlerësojnë lartë punën dhe të arriturat e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftë kundër kësaj dukurie.
Sipas një komunikate të MPB-së, Veliu në këtë takim theksoi vendosmërinë e qeverisë së Republikë së Kosovës në promovimin e respektimit të prejardhjeve të ndryshme fetare dhe kulturore që mbështesin komunitetin tonë koheziv.
Prandaj, për të eliminuar me të vërtetë kërcënimin nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, ministri Veliu tha se duhet të përcaktohen faktorët që janë shkaktarë të ekzistencës së tij në Kosovë, duke përdorur dialogun, analizat, dhe ekspertizën si nga partnerët kombëtarë dhe ata ndërkombëtarë.
Në fund të këtij takimi, ministri Veliu i siguroi anëtarët e grupit punues për mbështetjen e parezervë të tij dhe të MPB-së në zbatimin dhe implementimin e kësaj strategjie.