Aktivisti Luan Hasanaj ka reaguar pas njoftimit nga ZRrE se shtrenjtimi i rrymës pritet të jetë rreth 15 %.
Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Hasanaj ka njoftuar se ka nisur një fushatë për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrejtimin e energjisë elektrike.
Hasanaj ka thënë se arsyet janë të shumta për nisjen e kësaj fushate, pasi sipas tij secili prej nesh i dinë.
Ai ka kërkuar të shpërndahet sa më shumë hashtagu #asnjecentmeshume dhe të bëhet tag Zyra e Rregullatorit për Energji si dhe Qeveria e Kosovës.
Reagimi i tij i plotë:
Miq, po e nisim nje fushate #ascnjecentmeshume per te e kundershtuar propopzimin e ZRRE-se per shtrenjtimin e energjise elektrike. Arsyet jane te bollshme,secili prej nesh i dine.
Shumica e qytetareve te Kosoves nuk mund te e perballojne rritjen e cmimeve!
Ju lutem te e shperndani sa me shume hashtagun #asnjecentmeshume dhe te behet tag Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Qeveria e Kosoves.
Zyra e Rregullatorit për Energji
Qeveria e Republikës së Kosovës