Pas tetë vjetësh pritje, Prishtina është shpallur zyrtarisht kampione e Kosovës në futboll.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Gjilanit në udhvtim, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit, raporton FrontOnline.
Pas ndeshjes, tashmë ka filluar festa në kryeqytet.
Disa tifozë prishtinas shihet se kanë dalur rrugëve me flamuj duke nisur festën.
Ndryshe, ky është titulli i 11-të në histori të klubit të Prishtinës.
Vlen të ceket se Prishtina është klubi më i trofeshëm në futbollin e Kosovës./FrontOnline/