×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis dëshminë Sokol Dobruna në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Sokol Dobruna në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Sokol Dobruna mban kodin W04264 në këtë proces dhe është duke dëshmuar përmes video-lidhjes. Ai është i përfaqësuar nga avokati Arianit Koci, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Koci u pyet nga trupi gjykues se a ka ndonjë çështje në të cilën klienti i tij mund të vetë-inkriminohet gjatë dëshmisë.

    “Kërkoj pak mundësi me bisedu lidhur me lëndën me klientin tim për shkak se thjesht nuk mundet me i përcjellë operacionet pak më komplekse në këto çështje. Kështu që rrjedhimisht nuk kam pa ndonjë indikacion që mund të vetë-inkriminohet”, u përgjigj Koci.

    Megjithatë, trupi gjykues tha se në rast që del ndonjë e tille, Koci duhet të njoftojë. Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar prokurori John Capin.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet që të zgjasë rreth dy ditë. Ai tha se Prokurori ka parashtruar se i duhen rreth një orë për pyetje, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë parashtruar se i duhen gjashtë orë për kundërpyetjet.

    Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se prioriteti i tij...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, ka shkruar pas takimeve që kanë mbajtur sot në Han të Elezit dhe në fshatin...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Han të Elezit. Hamza ka premtuar se pagat...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Han të Elezit. Hamza ka premtuar se pagat...
    Vip14 Janar 2025
    Kanë mbetur më pak se dy javë nga finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3. Duke qenë kështu edhe banorët...
    Vip14 Janar 2025
    Xuxi ka diskutuar me Drenushën, mbi lojën që po zhvillon brenda shtëpisë më të madhe në vend. Ai thotë se po të...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati i AAK-së dhe partnerëve të koalicionit për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim nga tubimi që koalicioni e ka pasur...
    Lajme14 Janar 2025
    Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William  Walker, e ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si...
    Vip14 Janar 2025
    Banorët e kanë ngacmuar Xuxin, i cili është zgjuar mbrëmë ‘jerm’ “Xuxi është zgjuar mbrëmë jerm”, vazhdoi ta imitonte Drenusha. Edhe banorët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.