Policia njofton për një fjalosje që ka ndodhur mes nipit dhe axhës dje në Gjilan, motiv i incidentit ishte një kontest pronësor.
Tutje, gjatë fjalosjes nipi ka hedhur një çelës metalik në drejtim të axhës së tij, por i njëjti e ka goditur gruan e axhës, e cila më pas ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR/DHUNË FAMILJARE/Gjilan 07.11.2020-14:45. I dyshuari mashkull Kos.derisa ishte në fjalosje me axhën e tij m/Kos. gjatë hedhjes se një mjeti të fortë metalik (çelës mekanik) në drejtim të axhës së tij , ka goditur gruan e axhës viktimën femër Kos.të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin e Gjilanit. Motiv i incidentit ishte një kontest pronësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje.