Nipi i Muhammad Ali, Nico Ali Walsh, ka nënshkruar një marrëveshje me Top Rank dhe do të debutojë në boksin profesional në muajin gusht.
20-vjeçari është djali i motrës së Muhammad Ali, Rasheda Ali Walsh, derisa deri më tani është paraqitur në 30 përballje amatore, shkruan FrontOnline.
Debutimi i tij në boksin profesional do të bëhet më 14 gusht.
Ali Walsh gjithashtu drejtohet nga trajneri i njohur, SugarHill Steward, i cili e stërvit edhe Tyson Furyn.
“Jam duke e bërë atë që e dua. Të nënshkruaj me Top Rank është një ëndërr e bërë realitet. Do të kënaqem më 14 gusht dhe herave tjera në ring”, tha boksieri i talentuar./FrontOnline/