×
  • Lajme
  • Lajme

    Nipi i Jakup Krasniqi rrëfehet për aksionin e EULEX’it në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2020

    Dardan Krasniqi, nipi i ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka rrëfyer momentin kur forcat e EULEX mësynë në familjen e tyre.

    Sipas tij, mënyra e bastisjes ishte e pajustifikueshme, ndërsa u shpreh se Krasniqi ka qenë gjithmonë në shërbim të drejtësisë.

    “Ishte, jo vetëm për ne si familje, por edhe asaj që kemi parë në opinionin, ka qenë një moment i papritur për të gjithë njerëzit., të cilët kanë pasur mundësinë ta njohin Jakup Krasniqin në aspektin personal por edhe ata që e kanë njohur Jakup Krasniqin në jetën politike, tash e 40 vite. Mënyra e arrestimit të tij atë ditë, ai brutalitet i shfaqur gjatë arrestimit nuk i ka bërë nder as misionit, në këtë rast policisë së EULEX. Në shërbim të drejtësisë kemi qenë të gjithë, me theks të veçantë ka qenë Jakup Krasniqi. Krej jeta e tij lidhet me shërbimin në drejtësi dhe mirëqënien e njerëzve që jetojnë në këtë vend. Jakup Krasniqi asnjëherë nuk ka dhënë një shembull minimal që i shmanget drejtësisë dhe këto kanë qenë për ne fakte të mjaftueshme që thirrja për në dhomat e specializuara apo gjykatë mund të kishte qenë në një formë krejt ndryshe. Jo të vihej dhe të bëhej një arrestim i tillë i një profili që shquhet për urtësi, nivel intelektual dhe në shërbim të drejtësisë”, tha ai për OraNeës.

    Për çfarë u bë bastisja? Çfarë kërkonin forcat e EULEX?

    Dardan Krasniqi: Ne nuk e dimë saktësisht qëllimin e bastisjes në atë mënyrë. Nuk e dimë saktësisht se çfarë kërkonin përderisa kjo do të jetë subjekt i hetimit në proces atje dhe me kalimin e kohës kanë për tu bërë të ditura arsyet e bastisjes në atë mënyrë.

    Për aq sa dimë ne kanë marrë disa materiale që kanë gjetur aty, kryesisht libra, shkresa sepse ju e dini që Jakup Krasniqi është edhe njeri i letrave, merret me botime, ka bërë disa libra, ka bërë analiza, është edhe historian dhe ka dorëshkrime të shumta me këtë fushë.

    A është lejuar të ketë komunikim me familjen?

    Dardan Krasniqi: Ne të tjerët nuk kemi patur kontakt. As me telefon. Vetëm familja e ngushtë, gruaja dhe fëmijët. Edhe kjo vetëm për disa momente.

    Jakup Krasniqi, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin ndodhen në bankën e të akuzuarve në Hagë të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një burri pasi i njëjti dyshohet se me 11 nëntor e ka ngacmuar seksualisht...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pretenduar se janë bërë 444 investime infrastrukturore në arsim. Në mesin e tyre, Kurti përmendi edhe investimet në...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Buxhetin e Shtetit dhe Çështjet Financiare të Parlamentit Bavarez...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexandar Kasanof vizitoi të martën Podgoricën ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë malazezë, mes...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kjo parti në Fushë Kosovë. Aty u bë prezantimi...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banorët i kanë qëndruar Arionit pas largimit të Dianës nga shtëpia. Ata i kanë dhënë mbështetje nga afër. Diana u largua nga...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve....
    Lajme19 Nëntor 2024
    Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie. Siç thuhet në njoftim është diskutuar...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte e zhvilloi ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve. “Kuqezinjtë” ishin plotë shpresë që me një fitore sot do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.