Kuvendi i Kosovës sot ka emëruar Gëzim Tosunin dhe Lumnije Zekën për anëtare të Bordit të Operatorit Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). I pari është nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ndërsa e dyta bashkëshorte e ministrit të Mjedisit, Liburn Aliut.
Por, sa është kualifikuar Tosuni që të merret me çështje të energjisë elektrike, pasi që KOSTT menaxhon menaxhon Sistemin e Transmetimit të Republikës së Kosovës duke operuar me nivele të tensionit të lartë 400 kV, 220 kV dhe 110 kV?
Sipas një dokumenti të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Tosuni është doktor i Filozofisë, raporton portali Front Online.
Grada shekncore “Doktor i Filozofisë” me gjasë nuk do t’i hyjë në punë aspak Tosunin, pasi që në KOSTT do të vendosë për çështje të energjetikës.
/FrontOnline/