Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, E30+, Artan Nimani, për FrontOnline, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për shpërndarjen e mjeteve financiare për pensionistët dhe fëmijët, duke e cilësuar atë si keqmenaxhim të financave publike.
‘’Ky është keqmenaxhim i financave publike’’, tha ai
Ai theksoi se Qeveria ka dështuar të shfrytëzojë paratë në mënyrën e duhur, për qëllimet për të cilat ato janë planifikuar.
‘’Nuk kanë pasur mundësi dhe aftësi që të i shfrytëzojnë paratë e destinuara për arsyet të cilat janë të planifikuara ato mjete dhe ky është tentim puro-paralektoral.’’ deklaroi ai.
Sipas Nimanit, ky veprim është një tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor, duke tentuar të blejë “paqen sociale” në prag të fushatës.
‘’Qëllimi është i thjeshtë, të bleje paqen sociale dhe të ndikoj tek rezultati i zgjedhjeve’’ u shpreh Nimani.
Ai shtoi se edhe pse 100 euro mund të duken tërheqëse për disa, qytetarët e Kosovës nuk janë në nivelin që mund të ndikohen nga një veprim i tillë duke e vlerësuar këtë veprim si të gabueshëm dhe të qartë dhe që sipas tij, qytetarët janë të vetëdijshëm dhe nuk mund të manipulohet kaq lehtë.
‘’Konsideroj se qytetarët e Kosovës nuk janë në nivelin që mund të blehen me 100 euro. Është veprim i gabueshëm dhe i qartë realisht.’’ u shpreh Nimani.