Artan Nimani ka nisur zyrtarisht fushatën për Kuvendin e Kosovës nga Prekazi, një vend me rëndësi historike për vendin.
Me krenari dhe përkushtim, ai ka theksuar se Kosova Fituese, me numrin 137, është opsioni më i sigurt për mbrojtjen e vlerave kombëtare, ruajtjen e identitetit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Si pjesë e këtij koalicioni, Nimani mban numrin 25 në listën e kandidaturave dhe e konsideron këtë përgjegjësi si një betim të përmbushur ndaj sakrificave dhe idealeve kombëtare të Prekazit.
Në një mesazh për mbështetësit, ai theksoi se vota për numrin 137 dhe 25 është një votë për të ardhmen e Kosovës, për progres dhe një shtet që vazhdimisht fiton. Ai bëri thirrje për mbështetje në këtë rrugëtim, duke i ftuar qytetarët që të votojnë për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.