×
  • Lajme
  • Lajme

    Nimani, ministrit Çeku: Edhe Deçani është Kosovë! – Lavdi marrisë Ministër!

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, pas një vizite në fshatin Irzniq të Deçanit, ka ngritur shqetësime për gjendjen alarmante të stadiumit të këtij fshati, i cili dikur ka qenë një pikë takimi për të rinjtë dhe klubin zyrtar “Besa”.

    Ai kritikoi ashpër Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, për deklaratat propaganduese në lidhje me mbështetje për sportin, duke theksuar se realiteti në terren është krejtësisht ndryshe.

    “Ky është vetëm një shembull që demanton fjalët e ministrit Çeku. Deçani vazhdon të diskriminohet, siç ka ndodhur edhe gjatë periudhës së pushtimit serb, por tani edhe nën qeverisjen aktuale të kryeministrit Kurti”,ka shkruar Nimani.

    Kandidati i koalicionit AAK-Nisma-E30+ e konsideroi këtë situatë si dëshmi të neglizhencës dhe premtimeve të pambajtura nga qeveria aktuale. Ai u shpreh se qytetarët e Deçanit dhe të gjithë Kosovës do të japin përgjigjen e duhur në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke dërguar një mesazh të qartë për ndryshim.

    “Sporti, rinia dhe gjithë Kosova do të fitojnë, sepse zhvillimi i një shoqërie nis nga përkushtimi ndaj brezit të ri dhe mbështetja për mundësitë e tyre. Stadiumi i fshatit Irzniq, si shumë të tjerë në vend, ishte i planifikuar të rinovohej dhe mirëmbahhej nga MKRS, por gjendja e tij sot është një dëshmi e qartë e dështimit të kësaj qeverie”, shkruan Nimani.

    Ai përfundoi me një thirrje për përgjegjësinë e qeverisë dhe për ndëshkimin e keqqeverisjes më 9 shkurt: “Lavdi marrisë Ministër!”

    Postimi i tij:

    Ministër Hajrulla Çeku, edhe Deçani është Kosovë!

    Sot, gjatë një udhëtimi në fshatin Irzniq të Deçanit, më ra në sy gjendja alarmante e stadiumit të fshatit. Ky stadium, ishte në gjendje të mirë, ishte vendi ku të rinjtë dhe klubi zyrtar “Besa” zhvillonin ndeshjet e kampionatit. Fatkeqësisht, sot ai është lënë në harresë dhe degradim total.

    Është ironike të dëgjosh deklaratat propaganduese të ministrit Çeku për mbështetjen e sportit, ndërsa realiteti në terren dëshmon të kundërtën. Ky është vetëm një shembull që demanton fjalët e tij. Deçani duket të jetë sistematikisht i diskriminuar, njësoj si në kohën e pushtimit serb, por tash edhe nën qeverinë aktuale të kryeministrit Kurti.

    Qytetarët do ta ndëshkojnë këtë keqqeverisje më 9 shkurt, duke dërguar një mesazh të qartë për ndryshim. Sporti, rinia dhe gjithë Kosova do të fitojnë, sepse zhvillimi i një shoqërie nis nga përkushtimi ndaj brezit të ri dhe mbështetja për mundësitë e tyre.

    Stadiumi i fshatit Irzniq, si shumë të tjerë në vend, ishte i planifikuar të rinovohej dhe mirëmbahjej nga MKRS. Megjithatë, gjendja e tij sot është dëshmi e qartë e neglizhencës dhe premtimeve të pambajtura.
    Lavdi marrisë Ministër!

    https://www.facebook.com/artan.nimani/posts/pfbid02RscPGQiZggDaxFPisViNrbhum96dmK2jf8MZ2ATNtdmVEwrWcM4NaHsSWXkLcE2hl

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar të dyshuarit L.G. dhe M.D. për shkak të...
    Kronika10 Janar 2025
    Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore....
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e votimit përmes postës nga diaspora, duke paralajmëruar rrezikun...
    Front TV10 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, duke folur për ankesat që kanë pasur të arrestuarit nga Gjykata Speciale në Hagë ka thënë se...
    Lajme10 Janar 2025
    Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situatë të pazakontë lidhur me faturën e energjisë elektrike. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.