Kryetari i Forumit Intelektual Europa 2030, Artan Nimani, njëherit kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma- E30, ka njoftuar për tubimin që kanë mbajtur sonte në Gjakovë.
Nimani thotë se Gjakova ka dëshmuar se është qytet i historisë, dijes dhe kulturës.
Nimani ka theksuar se para 25 viteve, ky qytet ka emëruar Brigadën e UÇK-së me numrin 137, ndërsa sot ka zgjedhur rrugën e unitetit dhe fitores duke votuar numërin 137.
“Një tubim madhështor u mbajt sonte në Gjakovë, duke dëshmuar se qyteti i historisë, dijes dhe kulturës vazhdon të rreshtohet krah Kosovës fituese.Para 25 vitesh, Gjakova bëri zgjedhjen e saj historike, duke emëruar Brigadën e UÇK-së me numrin 137, ndërsa sot qyteti po ashtu ka zgjedhur rrugën e unitetit dhe fitores duke votuar numërin 137”.
“Entuziazmi dhe masiviteti i pjesëmarrësve në këtë tubim janë dëshmi e qartë se koalicioni ynë tashmë është në rrugën drejt fitores. Gjakova, si gjithmonë, mbetet në ballë të proceseve që forcojnë dhe çimentojnë të ardhmen e Kosovës.Mburrem që jam pjesë e këtij vizioni dhe i nominuar nga vendlindja ime, Gjakova e Kuqe, një qytet që gjithmonë ka qëndruar në ballë të historisë dhe lirisë. Me krenari dhe përkushtim, do të jap gjithçka për të përfaqësuar vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të mi, duke qenë zëri i tyre për një Kosovë fituese”, ka shkruar Nimani.