Kandidati për deputet nga AAK, Artan Nimani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që synojnë diskreditimin e figurave kombëtare, duke përfshirë liderin Ramush Haradinaj.
Ai ka shkruar se akuzat e pabazuara për lidhje me Serbinë janë një tentativë për të degradua diskursin politik dhe shoqëror në Kosovë.
Nimani e ka quajtur absurd përpjekjen për të barazuar kontributin e Haradinajt me ndonjë agjendë të huaj, duke e cilësuar këtë një cenim të rëndë ndaj historisë së sakrificës kombëtare.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e figurave si Haradinaj dhe familja Jashari, që janë simbole të qëndresës dhe sakrificës kombëtare, duke i krahasuar vendet e shenjta si Prekazin dhe Gllogjanin me Meken dhe Jerusalemin për besimtarët.
“Deklaratat publike që synojnë diskreditimin e figurave kombëtare si Ramush Haradinaj përmes akuzave të pabazuara për lidhje me Serbinë, pasqyrojnë një degradim të rrezikshëm në diskursin politik dhe shoqëror në Kosovë. Të përpiqesh ta barazosh kontributin e tij me ndonjë agjendë të huaj është jo vetëm absurd, por edhe cenim i rëndë ndaj historisë së sakrificës kombëtare. Familja Jashari dhe Haradinaj janë simbole të qëndresës dhe bekimit për këtë komb. Prekazi dhe Gllogjani janë për shqiptarët ajo që janë Meka dhe Jerusalemi për besimtarë-vende të shenjta të kujtesës dhe sakrificës kombëtare”, ka shkruar Nimani.
Shkrimi i plotë: