×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nikolla: Koha që Indonezia të njohë pavarësinë e Kosovës

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti sot zëvendëskryetarin e Asamblesë Konsultative të Republikës së Indonezisë, dr. H. Muhammad Hidayat Nur Wahid, dhe delegacionin që e shoqëronte.

    Kryetarja Nikolla nënvizoi se Shqipëria ka vullnetin për të zgjeruar marrëdhëniet pozitive dhe bashkëpunimin me Indonezinë, në fusha me interes të përbashkët: ekonomia, investimet, tregtia, arsimi, kultura, turizmi, infrastruktura, energjia, transporti detar etj.

    Ajo shprehu gjithashtu vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Asamblesë Konsultative të Republikës së Indonezisë.

    Kryetarja Nikolla i shprehu Zëvendëskryetarit të Asamblesë Konsultative të Republikës së Indonezisë, dr. H. Muhammad Hidayat Nur Wahid kërkesën që Indonezia të njohë pavarësinë e Kosovës.

    Nga ana e tij, Zëvendëskryetari i Asamblesë Konsultative të Republikës së Indonezisë, dr. H. Muhammad Hidayat Nur Wahid, theksoi vullnetin e parlamentit, presidentit, qeverisë dhe institucioneve të Indonezisë për zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe u shpreh se institucionet e Indonezisë janë përfshirë në një komunikim e diskutim politik për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se presidenca është shndërruar në zyrë ku noterizohen Ligjet e miratuara...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.