Artisti brazilian Pedro Leoplodom ka akuzuar këngëtaren shqiptare, Ronela Hajati, duke theksuar se ajo i ka kopjuar veshjen, me të cilën mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Eurovision Song Contest që u mbajt të dielën.
“Kanë përdorur dizajnimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”, shkroi artisti duke ndarë një foto të Ronelës dhe një foto të krijimit të tij.
Pas postimit të artisti brazilian, shpejtë ka reaguar edhe Niko Komani me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjithçka është nën kontroll! Faleminderit.”, ka shkruar Komani krahas postimit në Instagram.