×
  • Lajme
  • Lajme

    Nikaj i PDK-së kërkon heqjen e tarifave ndaj SHBA-së: Çdo vonesë duhet të interpretohet si mungesë vizioni dhe joseriozitet i Qeverisë

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Bernard Nikaj i PDK-së tha se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë pa vonesa në heqjen e tarifës prej 10% ndaj mallrave të SHBA-së.

    Ai tha se mbajtja e kësaj tarife ndaj produkteve amerikane nuk ka domethënie ekonomike “e aq më pak arsyetim politik”.

    “Për Kosovën, partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqëson një bosht strategjik dhe ekonomik të pazëvendësueshëm — shumë më të rëndësishëm sesa pesha që ka tregu i Kosovës për ekonominë amerikane. Në këtë kontekst, mbajtja e tarifës prej 10% ndaj produkteve amerikane nuk ka domethënie ekonomike, e aq më pak arsyetim politik. Në këtë moment ajo dëmton drejtpërdrejt interesat afatgjata të shtetit të Kosovës dhe cenon lidhjet me aleatin tonë kryesor. Heqja e menjëhershme e kësaj tarife është jo vetëm një veprim racional, por edhe një sinjal i qartë politik se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj thellimit të marrëdhënieve me SHBA-në”, tha ai.

    Nikaj tha se çdo vonesë në këtë drejtim duhet të interpretohet si “mungesë vizioni dhe joseriozitet nga ana e Qeverisë së Kosovës në raport me aleancat kyçe të vendit”.

    Administrata Trump i vendosi Kosovës një tarifë prej 10% – minimalja e tarifës së vendosur krahasuar me tarifat që i vendosi për disa shtete të tjera, të cilët presidenti Trump i quajti “shkelësit më të këqinj”.

    Pas kësaj, presidentja Osmani dje tha se i është drejtuar zyrtarisht Qeverisë që të heqë këtë tarifë për mallrat e SHBA-së dhe kjo thirrje u pasua edhe nga shumë të tjerë.

    Qeveria dje tha se edhe para se të vendosej tarifa ndaj Kosovës nga SHBA kanë qenë duke e shqyrtuar tregtinë e lirë me SHBA-në.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.