Kryetari i degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, sot ditën e ka nisur me një dhurat të vecant, raporton portali FrontOnline.
Ai ka marrë një liber dhurat nga një mik i tij i cili jetonë në anën tjetër të kontinentit.
Nika, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka folur për përmbajtjen e librit “Matheus” .
Ai ka thënë se ky libër të jep shpresë edhe pse ngërthen në vetë një histori trishtuese.
Postimi i plotë i tij:
Një ditë mund të lexoni një histori dhe e gjithë jeta juaj mund të ndryshojë.
Sot mora një libër të jashtëzakonshëm “Matheus” nga një mik i imi nga ana tjetër e kontinentit. Autori i këtij libri është gruaja e mikut tim, ndërsa protagonist është djali i tyre.
Jam i impresionuar nga kjo histori që të tremb, por të jep shpresë. Fati është koncepti që shpesh ngatërrohet me rastësinë. Ndoshta ka një skenar edhe për fatin tonë. Që posaçërisht është një plan i caktuar, si një film apo prezantim. Duket tamam si një lojë, ku jeta jonë do të dukej si një shfaqje që ka skenarin dhe autorin e vet.