Kryetari i degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, ka pritur në shtëpinë e tij, kandidatin për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hotin dhe ekipin e tij.
Ai në faqen e tij në FB ka shkruar dhe vizita e Hotit në Drenicë vjen si kurora më e mirë e Presidentit Rugova, qëllim i tij tashmë i përmbushur, por mbi të gjitha, kjo vizitë reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të veçante në mes LDK-së dhe Drenicakëve.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë të pres Kryeministrin Hotin me ekipin e tij në Drenicë. Vizita e tij në Drenicë vjen si kurora më e mirë e Presidentit Rugova, qëllim i tij tashmë i përmbushur, por mbi të gjitha, kjo vizitë reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të veçante në mes LDK-së dhe Drenicakëve.
Ardhja e Kryeministrit Hoti, mikut tim, dhe zv. Kryeministrit z. Selmanaj bashkë me kolegen Ardita Dushi në familjen time më nderoj.
Më të vërtet, shtëpia pa miq nuk është shtëpi!
Ju faleminderit,
BN
https://www.facebook.com/bedrin1/posts/10218307363302383