Nicole Scherzinger, e cila për një kohë është etiketuar ndër femrat më të bukura në botë, i ka befasuar fansat me paraqitjet e fundit, për shkak të ndryshimit që ka pësuar.
Ish-anëtarja e “Pussycat Dolls” është mysafire e shpeshtë në ndejat dhe evenimentet hollivudiane, ndërsa në secilin rast nxit reagime për shkak të ndryshimeve në fytyrën e saj.
Edhe pse asnjëherë nuk ka folur publikisht lidhur me këtë, duket se këngëtarja nuk ka arritur të shmangë ndërhyrjet estetike, trajtimet me botoks dhe fillerë, ndërsa faqet rozë jo rrallëherë e quajnë ‘një figurë dylli’.
Sidoqoftë, 43-vjeçarja nuk i merr për bazë këto kritika dhe vazhdon të argëtohet me të dashurin e saj shtatë vjet më të ri, yllin e ragbit, Thom Evans.