Nicki Minaj vendosi të fotografohej tërësisht e zhveshur me paruke dhe tortë rozë për festën e ditëlindjes dhe fansat kishin vetëm fjalë lavdërimi për fotot.
“Më uroni ditëlindjen”, ka shkruar Nicki me një sërë fotosh. Ajo ka postuar tre foto, në dy është me brekë dhe me dorën e saj e ka mbuluar gjoksin, ndërsa në foton tjetër mban një tortë, ndërsa në të tretën është e zhveshur pranë një arushi të madh.
Nicki duket se është në humor të mirë në foto, e cila është shprehur e lumtur në rrjetet sociale duke ndarë urimet e shumta që ka marrë.
“Fansat më thanë se nuk isha kurrë ‘online’ në ditëlindjen time. Këtë vit vendosa ta ndryshoj atë, ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar ajo.
Në Insta Stories ajo ka publikuar një numër të madh storiesh të shumë personazheve të njohur të cilët e kanë uruar për ditëlindjen e ndër to ishte edhe Kim Kardashian.
“Më pëlqen kjo foto, faleminderit Kim”./FrontOnline/