Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares, do ta publikojnë nesër (e premte, 18 nëntor) himnin e ri të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, të titulluar “Tukoh Taka”.
Kjo këngë është e para në historinë e Botërorëve, në të cilën do të kombinohen gjuhët angleze, spanjolle dhe arabe. Sigurisht, kënga do të publikohet me videoklip.
https://t.co/VryJf2gS5Y #TukohTaka preSAVE now!!!!
Friday 11/18 ⚽️— Nicki Minaj (@NICKIMINAJ) November 14, 2022
Ky është një bashkëpunim midis shtëpive diskografike Universal Arabic Music, Universal Music dhe Republic Records.
“Ky bashkëpunim është një përzierje e përsosur e talenteve të Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares. Kënga ka të bëjë me bashkimin e fansave në mbarë botën dhe festimin e diversitetit”, ka raportuar revista muzikore, Billboard.
Shumë fansa të reperes janë emocionuar për këngën e re. Megjithatë, disa prej tyre e kritikuan për të qëndrimit të saj diskriminues ndaj personave LGBT. /Telegrafi/