×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ngushtë dhe frytshëm”, Kurti shkruan për takimet me Rexhepin, Rashiqin e Krasniqin për qeverinë e re: Do ta thellojmë partneritetin

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme i ka pritë në qeveri përfaqësuesit e disa prej partive minoriteteve në Kosovë, për diskutime për mundësinë e formimit të qeverisë së re. Ai deklaron se partneritetin do ta thellojë edhe në vijim.

    Kurti njofton se zhvilloi takime me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.

    Kurti shprehet se partneritetin me partitë e cekura më lartë do ta thellojë edhe në vijim, teksa shton se kanë pasur bashkëpunimin të ngushtë dhe të frytshëm.

    “Bashkëpunimin e kemi patur të ngushtë dhe të frytshëm gjatë këtij mandati qeverisës, për çka i falënderova për punën, dedikimin dhe angazhimin e tyre. Partneritetin tonë do ta thellojmë e vijojmë tutje bashkarisht edhe në katër vjeçarin e ardhshëm, për më shumë punë të mira e të mbara, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, shkruan ai.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar për “Front Online” se punonjësit e KEK-ut do të jenë pranë...
    Kronika05 Prill 2025
    Një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në Mitrovicë të Veriut, la të lënduar një person. Sipas policisë, i lënduari është duke u...
    Kronika05 Prill 2025
    Një incident zjarri ka ndodhur në Kaçanik ditën e djeshme, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Siç njofton policia e...
    Të tjera
    Vip05 Prill 2025
    Samanta Karavella, e njohur për natyrën e saj të rezervuar, së fundmi ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit. Ajo është bërë...
    Sport05 Prill 2025
    Tifozët shpesh ndihmojnë klubet e tyre të dashura përveç mbështetjes së zakonshme nga tribuna, siç është rasti i atyre të St. Paulit....
    Lajme05 Prill 2025
    Polici i cili vdiq të premten në Prishtinë, Alban Tolaj, varroset sot në Pejë. Këtë e bën të ditur familjarët e të...
    Lajme05 Prill 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se të shtunën, më 5 prill, do të realizohen punime teknike të domosdoshme në rrjetin e...
    Lajme05 Prill 2025
    Luan Hasanaj, organizator i protestës, ka deklaruar për “Front Online” se protesta e tyre tyre kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nuk do...
    Lajme05 Prill 2025
    Përfaqësues të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për sot mbajtjen e një proteste në orën 15:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë si shenjë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.