×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ngritja enorme e çmimeve, MINT i drejtohet organeve të ndjekjes

    FrontOnline
    10 Mars 2022

    Ministria e Tregtisë përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimroe esenciale në vend.

    Siaps kësaj komunikate bëhet e ditur se disa operatorë kanë zbrazur dje raftet e vajit ushqimor në pikat e shitjes me pakicë, duke krijuar përshtypjen se ka mungesë të produktit. Kurse sot kanë rikthyer këtë produkt me çmimin 3,49 euro për litër. Vaji ushqimor është importuar ditë më parë dhe fillimisht është shitur me çmim 1,50 euro për litër.

    Sipas MINT  këto veprime të të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë.

    Komunikata e plotë:

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Inspektoratit të Tregut, po inspekton intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale, siç janë vaj ushqimor, mielli, sheqeri e të tjera.

    Sipas të dhënave nga terreni, disa operatorë kanë zbrazur dje raftet e vajit ushqimor në pikat e shitjes me pakicë, duke krijuar përshtypjen se ka mungesë të produktit. Kurse sot kanë rikthyer këtë produkt me çmimin 3,49 euro për litër. Vaji ushqimor është importuar ditë më parë dhe fillimisht është shitur me çmim 1,50 euro për litër.

    Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj.

    MINT gjithashtu ka kallëzuar gjetjet te organet e ndjekjes, për hetimin e veprave penale.

    MINT fton qytetarët e Republikës së Kosovës të mos bien pre e manipulimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm. Qytetarët nuk kanë nevojë të furnizohen me rezerva të produkteve ushqimore esenciale. Furnizimi me këto produkte është i rregullt, por disa operatorë ekonomikë kanë shfrytëzuar situatën në mënyrë të egër, duke ndjellë panik te qytetarët – njëherë duke fshehur mallin e pastaj duke e rikthyer me çmim tejet të lartë.

    Për çdo mashtrim që mund të ndodhë gjatë blerjeve e në veçanti për çmime, qytetarët luten të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën https://konsumatori.rks-gov.net/

    MINT gjithashtu fton bizneset të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme.

    Organet kompetente – MINT dhe Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, Doganën dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës – po vëzhgojnë gjendjen dhe po marrin masat e duhura sipas ligjit.

    Gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka shkruar për tubimin madhështor të kësaj partie në Skenderaj të Drenicës. Reçica...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidat i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka quajtur madhështor tubimin në Rahovec. “Entuziazëm, frymë, ringritje! Taksirati t’i rrisin britmat sonte”,...
    Lajme16 Janar 2025
    Disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore, kryesisht nga probleme të shkaktuara nga tymi si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen...
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Vip16 Janar 2025
    Driloni qe banori i parë i cili ka ndarë dhuratën e parë nga ‘Giveaway’ i organizuar nga Vëllai i Madh në shtëpinë...
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.