Qytetarja prizrenase, Albana Gërmizaj, ka ngritur Kallëzim Penal, ndaj drejtoreshës së Arsimin në Komunën e Prizrenit, Xhemile Thaqi -Vezgishi.
Ky Kallëzim Penal është ngritur në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, nën akuzën e Albana Gërmizajt, se i është bërë padrejtësi në një konkurs për mësimdhënëse në Prizren. Gërmizaj e akuzon drejtoreshën e Arsimit në Prizren, Xhemila Thaqi – Vezgishi, se padrejtësisht i ka pamundësuar punësimin si edukatore në shkollën “Dëshmorët e Vrrinit”, në fshatin Billushë.
Gërmizaj thotë se ka qenë kandidatja më e suksesshme në konkursin e hapur për këtë pozitë, por që sipas saj me vendim të Drejtorisë së Arsimit, i është pamundësuar punësimi si edukatore në shkollën e fshatit Billushë të Prizrenit. Në arsyetimin e Kallëzimit Penal, thuhet se pas anulimit të konkursit, Albana Gërmizaj, ka paraqitur ankesë në Inspektoratin e Punës në Komunën e Prizrenit, ankesë e cila sipas saj është miratuar.Ani pse Inspektorati i Punës, sipas Gërmizajt, ka marrë vendim për fillimin e punës së saj si edukatore, një gjë e tilla është shpërfilluar nga drejtoria që udhëhiqet nga Xhemile Thaqi – Vezgishi.
Të njejtën ankesë, ajo e kishte deponuar edhe tek Inspektoriati në Prishtinës, i cili sikurse ai në Prizren, i kishte dhënë të drejtë Gërmizajt, duke konstatuar se Drejtoria e Arsimit në Prizren, kishte bërë shkelje me vendimin e saj për mos ta pranuar atë në punë.
Përkundër dy vendimeve nga Inspektoriati i Prizrenit dhe ai i Prishtinës, Albana Gërmizaj, nuk kishte arritur që të lidhë kontratë për punësim në shkollën e fshatit Billushë. Ajo thekson në Kallëzimin Penal, që ka vazhduar të aplikojë edhe në disa konkurse të tjera të shpallura nga Drejtoria e Arsimit, për t’u pranuar si mësimdhënëse në disa shkolla tjera të Prizrenit, por që pa sukses.
Gërmizaj akuzon rëndë zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, se kanë pranuar në punë si mësimdhënës disa personale që kanë pasur konflikte interesi me zyrtarë komunalë e punonjës të sistemit të drejtësisë.
Thotë se në një konkurs, është pranuar në punë në arsim, gruaja e gjyqtarit Agron Hoxha, Hamide Cakaj.Thekson se pranimi i Hamide Cakajt si mësimdhënëse ka ndodhur pas ndikimit të drejtpërdrejt që ka bërë në Drejtorinë e Arsimit, Agron Hoxha.Afërdita Gërmizaj, akuzon drejtoreshën e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaqi – Vezgishi, se ka pranuar në punë si mësimdhënës disa persona, që sipas saj kanë konflikt interesi me të.Përmend emrin e Afërdita Drinit.