×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ngritet alarm për mandarinat e Shqipërisë, disa vende të BE-së i kthejnë në kufi: Nivele të larta të pesticideve

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria.

    Përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga vendi ynë, kanë refuzuar në kufi pas analizave prodhimin shqiptar.

    Mandarinat rezultojnë me mbetje të disa substancave të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara për tregtim në BE. Konkretisht, mbetje të larta të pesticideve chlorpyrifos dhe phosmet, që si efekte anësore kanë ndikimin në zhvillimin e trurit tek fëmijët, çrregullime të sistemit nervor dhe atij endokrin, si dhe rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe kancer.

    Pavarësisht se sinjalizimi i konfirmuar edhe nga Komisioni Europian është bërë në datat 29 Nëntor dhe 11 Dhjetor të këtij viti, nga Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e kontrollit ushqimor në vend nuk ka një lajmërim zyrtar mbi sigurinë apo tërheqjen nga tregu të këtyre produkteve.

    Mbetjet e pesticideve rezultojnë nga analizat 3 deri në 12 herë më të larta nga sa lejojnë rregulloret europiane, të ndryshuara që prej Shtatorit të vitit të kaluar. /TCH

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Dhjetor 2024
    Sot është arrestuar një person i moshës 29-vjeçare në Hagë. I njëjti dyshohet se shpërndante drogë, kryesisht pranë shkollave, raporton Abcnews.al. Bëhet...
    Bota/Rajoni18 Dhjetor 2024
    Ukrainasit të gatshëm të heqin dorë nga territori. Në këmbim kërkojnë garanci për sigurinë e vendit. Evropianët e ndarë: francezët dhe gjermanët...
    Bota/Rajoni18 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama a bërë të ditur se ka takuar Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos të cilën e...
    Të tjera
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, njëherësh Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, ka reaguar pas kërcënimit ndaj kryetarit të AAK-së,...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Austria dhe Kosova evidentojnë angazhimin e përbashkët për përmirësimin e arsimit dhe përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve, njofton Ministria e Arsimit,...
    Bota/Rajoni18 Dhjetor 2024
    Një operacion i koduar “Together” është zhvilluar në Luksemburg, ku janë arrestuar dy shqiptarë. Ata dyshohen për grabitje të banesave. Kjo u...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Visar Azemi nga LDK ka thënë se ankandi për parkun e erës duhet të kishte ndodhur shumë më herët. “Kosova ka nevojë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim njësia B-1 pas defekteve të paraqitura në kaldajë, raporton Express. Në...
    Hulumtime18 Dhjetor 2024
    Trajneri Rahimov e ka paralajmëruar. Do të jetë e vështirë për një klub si Rubini që të mbajë për një kohë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.