×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj 31 personave në rastin e “patentë shoferëve”

    FrontOnline
    31 Mars 2021

    Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj 31 perosnave, në rastin si “patent shoferëve”.

    Përmes njoftimit të lëshuar për media thuhet se janë shkarkuar vepra të ndryshme penale nga 31 zyrtarët.

    Njoftimi i plotë:

    Aktakuzë ndaj 31 personave në rastin e “patentë shoferëve”

    Prishtinë, 31 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot më 31.03.2021, pas një pune të gjatë hetimore, në kohëzgjatje rreth dy vitesh, ka ngritur aktakuzë ndaj tridhjetenjë (31) personave, me inicialet: N.LL., F.A., F.E., F.F., A.B., L.Sh., A.R., F.L., Sh.Z., E.B., D.ZH., N.B., A.M., L.A., M.M., A.T., P.T., B.J., S.RR., F.F., B.P., N.Th., S.B., E.L., D.I., E.F., M.R., H.H., M.D., L.H. dhe B.J., për shkak se në këtë rast është gjetur se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “, nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat”, nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, nga neni 378 paragrafi 1 të KPRK-së, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve “, nga neni 391 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare “, nga neni 426 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit “, nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të pranimit së ryshfetit në sektorin privat”, nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 30 të KPRK-së dhe “Dhënja e rryshfetit në sektorin privat”, nga neni 310 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Lidhur me këtë rast, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deponuar edhe urdhri për shpalljen e shtatë (7) dëshmitarëve bashkëpunues dhe një (1) marrëveshje për pranimin e fajësisë.

    Po ashtu në këtë aktakuzë, prokurori i rastit ka kërkuar dënimin plotësues- ndalimin e ushtrimit të profesionit për njëzetenjë (21) zyrtarë publik të përfshirë në vepra penale nga kapitulli 23 të korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare, si dhe është kërkuar anulimi i testit për patentë shofer për dyzetepesë (45) kandidatë.

    Prokurori i Shtetit, të njëjtën aktakuzë e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë.​

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Për nder të festave të nëntorit, ish-ushtarët e Zonës Operative të Llapit të dielën morën një aksion. Këta vendosën plot 444 flamuj...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën e 18 nëntorit, pritet të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët mes Qeverisë së Republikës...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit sot organizon tryezë diskutimi në lidhje me shëndetin mendor të fëmijëve. Ngjarja zhvillohet në sallën e takimeve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Edi e ka pranuar se Sara është e vetmja femër që ai pëlqen brenda shtëpisë më të famshme në vend. ”Është has...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.