Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të ketë ngritje të temperaturave.
Sipas IHMK-së temperaturat do të sillen nga 13-15 gradë celsius.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 26-27.03.2021
Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius. Në mëngjes parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit!