×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngrica dhe mjegull, këto janë temperaturat për javën e ardhshme

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Në javën e fundit të nëntorit do të ketë mot stabil, kryesisht i kthjellët. Gjatë orëve të mëngjesit do të ketë ngrica dhe mjegull.

    Prishtina Weather ka njoftuar se pas motit të ftohtë në fundjavë, do të ketë kryesisht mot të kthjellët dhe me diell.

    Ndërkohë gjatë ditëve të javës së ardhshme pritet të ketë mëngjese të ftohta me ngrica të lehta.

    Moti sipas ditëve të javës gjatë javës së ardhshme:

    22.11.2020 – Pas motit të ftohtë në fundjavë, që viseve malore solli edhe reshjet e para të borës, gjatë javës së fundit të nëntorit rajoni ynë do të jetë nën dominim të fushave anticiklonike të pozicionuara mbi rajon dhe lindje të kontinentit.

    Këto kushte favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit ftohtë, me ngrica të lehta, e përgjatë ultësirave priten kushte për mjegull. Ditën e martë kalimi i një fronti të dobët në lindje të rajonit sjell vransira kalimtare, por pa të reshura.

    Në fundjavë, paraqiten mundësi për një depërtim ciklonik që favorizon mot me vransira dhe të reshura shiu.

    Cilësia e ajrit që në fundjavë shënojë përmirësim, ditëve të ardhshme nën kushtet e një moti të qëndrueshëm, në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror, pritet të përkeqësohet edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kohëpaskohe mund të kalojë edhe në jashtëzakonisht të dobëta.

    23.11.2020 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica të lehta. Përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.

    24.11.2020 – Paradite me vransira. Ditën vransirat do të shpërndahen e priten edhe intervale me diell.

    25.11.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, përgjatë ultësirave mjegull.

    26.11.2020 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht ktjellët, me diell.

    27.11.2020 – Mëngjesi i ftohtë. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht me diell.

    Temperaturat maksimale gjatë ditës do të luhaten përreth vlerave mesatare, derisa ato minimale mbeten pak të ulëta. Minimalet do të luhaten nga -3C deri +1C, e maksimalet nga 7C deri 11C.

    Era do të fryjë e lehtë 1-3m/s kryesisht nga kahu jugor. Ditën e martë me intenzitet mesatar nga verilindja 6-10m/s.

    Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera mesatare, me tendencë të rënies.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është iniciuar rast për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar” lidhur me përleshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.