Dafina Zeqiri dhe Semi Jaupaj janë këngëtare shumë të komentuara në vendin tonë.
Ato përveç se janë kolege duket se kanë edhe miqësi, shkruan lajmi.net.
Ditët e fundit Dafina Zeqiri ka bërë një ndryshim në look duke prerë balluket drejt. Prej kohësh atë nuk e kishim parë me një pamje të tillë, andaj ka marrë goxha vëmendje në rrjetet sociale.
E sidomos postimi i fundit në “Instastory” ku zor se mund të bëhet diferenca mes saj dhe Semit, ku në fakt përveç modelit të flokëve duket se ajo që i afron më shumë është edhe poza dhe mënyra e shkrepjes së fotos.
Semi identifikohet me balluket e saj tipike, ku në rrjetet sociale ajo u shpreh dje se po mendon ti presë flokët e shkurtra dhe të heq balluket.
Kujtojmë se të dy këngëtaret kanë sjellë projekte të ndryshme këtë kohë dhe këngët e tyre kanë marrë miliona klikime.