Ngjarjet e paralajmëruara për sot.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:45)
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, organizon aksion simbolik me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 10:00)
Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)
Lëvizja FOL publikon raportin “Pasuria e (pa)ndarë – Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Lëvizja FOL rruga “Andrea Gropa” nr.35, Prishtinë, ora 10:30)
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë. (Ora 11:00)
Mbahet aktiviteti “Marsho me biçikletë”. (Nisja në ora 11:00 nga Monumenti Heroinat, Prishtinë)
Aktivistë të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” organizojnë marsh protestues. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00)
OJQ ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 16:00)
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”. (Teatri Kombëtar, Prishtinë, ora 19:00).