×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Ngjarjet e datës 8 nëntor:

    Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë mbi të gjeturat pas takimeve në disa komuna të Kosovës për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00-12:00)

    Kuvendit i Komunës së Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme. (Kuvendi Komunal Gjilan, ora 10:00)

    Iniciativa për Progres INPO prezanton udhëzuesit për informatat sekrete afariste në prokurimin publik, të hartuar nga INPO. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00 – 12:00)

    Promovohet botimi “Veshja elektro-kimike e sipërfaqeve të materialeve me molekula organike” nga Fetah I. Podvorica. (Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

    Promovohet libri “Puna sociale në praktikë në qendrën për punë sociale”, nga autori Vebi Mujku. (Biblioteka Komunale “Hivzi Sylejmani” Prishtinë, ora 12:00 – 13:00)

    Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, interviston dëshmitarët Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit – ASHI. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30)

    Shënohet 20-vjetori i skemës Young Cell Scheme në Kosovë. Merr pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 18:00)

    Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, takohet me strukturat udhëheqëse të degës së Aleancës në Rahovec, ku do të bëhet prezantimi i kandidatëve për deputetë nga dega e Rahovecit. (Restorant “Jaha Petrol”, ora 18:30).

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Mbrëmë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kritikuar raportimet për mungesë ushqimi në FSK, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Në seancën e së enjtes është dëgjuar dëshmitarja Majlinda Abdi, e cila deklaroi se, gjatë kohës kur kishte punuar në Doganë, i...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ferat Shala, Kryetari i Komisionit për Ekonomi, është deklaruar për gjendjen e sektorit energjetik në Kosovë, duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, me fillim nga ora 13:30. Në rend dite janë disa pika, ndër të cilat...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Behgjet Pacolli, deputet i AKR-së, ka publikuar një fotografi nga nata e festës së Donald Trumpit për rizgjedhjen e tij si president...
    Vip08 Nëntor 2024
    Burimi iu ka treguar banorëve për një ngjarje që i ka ndodhur në të kaluarën. Ai iu rrëfej atyre për një moment...
    Vip08 Nëntor 2024
    Kevin ka dhënë një deklaratë të fortë. Ai iu tha banorëve që nuk e puth asnjë vajzë tjetër përveç Anës, as për...
    Vip08 Nëntor 2024
    Është ngjallur atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3. Pas darkës së të nominuarëve, ‘Vëllai i Madh’ i disponoi banorët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.