Ngjarjet e ditës: 9 shtator 2024
09:50- OneFor Kosova dhe Shoqata Down Syndrome Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbështetje të shërbimeve terapeutike dhe sociale për personat me sindromën Down. (Objekti i qendrës së re të Shoqatës Down Syndrome Kosova, rruga “Justiniani” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00- Reporting House organizon bashkëbisedimin me Alan Chin, fotoreporterin e gazetës “The New York Times”, i cili kishte shkrepur fotografinë e njohur në funeralin e Ali Paçarrizit, luftëtarit të UÇK-së në shtatorin e vitit 1998. (Reporting House, ish-ndërtesa e Gërmisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00- Bëhet hapja solemne e konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”. Marrin pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Instituti Albanologjik Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:30- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF mban konferencë për media dedikuar arsimit në Kosovë: “Arsimi në rënie të lirë”. (Qendra “BARABAR” te hoteli “Grand”, kati i katërt, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
11:00- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.