Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka takuar shefin e Listës Serbe, Goran Rakiq, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit, ngjarjeve të fundit dhe për zhvillimet politike.
Rohde ka thënë se në këtë takim ka nënvizuar rëndësinë që të gjithë të tregojnë pjekuri politike.
“Sapo u takova me zv.kryeministrin në detyrë, Goran Rakiq, me të cilin diskutuam për zgjedhjet, ngjarjet e fundit dhe zhvillimet politike. Theksova rëndësinë që të gjithë të tregojnë pjekuri politike”, ka shkruar Rohde.
Ky takim mes diplomatit gjerman dhe shefit të Srpskas vjen pas shumë diskutimeve rreth votave të serbëve për kandidatët boshnjak dhe sulmit fizik që ka ndodhur ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.
Just met Acting DPM Goran Rakic and discussed the elections and recent events and political developments. Underlined importance that all stakeholders now display political maturity pic.twitter.com/XhJkO2asBG
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 23, 2021