Një burrë qëlloi për vdekje gruan e tij dhe një nga fëmijët e tij dhe plagosi në mënyrë kritike një tjetër përpara se të kthente armën kah vetja dhe të bënte vetëvrasje.
Një ngjarje e tillë, sipas mediave vendase, ka ndodhur të hënën në shtëpinë e tij në Carignano, një qytet në provincën e Torinos.
Vajza, binjakja e një djali që u vra, po lufton për jetën e saj me dëmtime serioze në kokë në Spitalin Regina Margherita të Torinos.
Dhe siç bëhet e ditur më tej, Policia e Karabinierisë mbërriti në vendin e krimit pasi fqinjët lëshuan alarmin.
Burri, që thuhet të jetë një 40 vjeçar, kishte një leje për armën që ai përdori – me të cilën vrau edhe qenin e familjes