Një vrasje e tmerrshme ka ndodhur mbrëmë në Metamorfosi.
Mediat raportojnë se persona të panjohur kanë qëlluar një ish-boksier jashtë një “Fast Food”-i në Rrugën 3-5 Ifigenias, raporton FrontOnline.
58-vjeçari ishte jashtë lokalit kur iu afrua një motor me dy persona, të cilët e qëlluan atë me tre plumba.
Raportohet se viktima është një boksier veteran i AEK-ut.
Mediat greke raportojnë se kanë nisur kërkimet për të gjetur autorët.
Dyshimet e para janë se vrasja është kryer nga persona me pagesë./FrontOnline/