Një ngasës i kamionit në Prizren është dënuar me gjobë prej 50 euro pasi ka ndotur rrugën.
Policia, ka njoftuar se i njëjti ka ndotur asfaltin nga gomat me baltë.
Njoftimi i plotë:
Një ngasës i kamionit ndote rrugën, dënohet me gjobe
Prizren, 17 Mars 2023
Ne si qytetar duhet te kujdesemi për veç te tjerash edhe mirëmbajtjen dhe pastërtinë e ambientit ku jetojmë, ngasësit e automjeteve me “Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugorë” (05/L-088), i cili është në fuqi, e kanë obligim që të kujdesen që të mos ndotin rrugët dhe duhet të kujdesen që të pastrohen rrotat në rast se automjeti del nga punishtja apo rruga me baltë.
Ligji në fjale thotë:
“ Neni 44 , Hyrja nga rruga dytësore e paasfaltuar
Por një ngasës kamioni në Prizren nuk është kujdesuar për këtë , andaj me datë 17.03.2023 ngasësit në fjalë i shqiptuar një gjobë për shkak të ndotjes së asfaltit me rrotat me baltë.
Policia e Kosovës bënë thirrje të gjithë ngasësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion që të kujdesën për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë, por të kujdesën edhe për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit, respektojeni rregullat dhe ligjet në fuqi./Front Online