Një grua në Pejë dje derisa ishte duke ecur nëpër një rrugicë është ngacmuar seksualisht pa dëshirën e saj nga një i panjohur.
Në raportin e policisë është bërë e ditur se rasti është duke e hetuar dhe se nuk është arrestuar ndonjë i dyshuar.
NGACMIM SEKSUAL
Pejë 27.09.2022 – 19:40. Raportohet se viktima femer kosovare derisa ishte duke ecur nëpër një rrugicë, nga një person mashkull i pa njohur për viktimën, është ngacmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Në konsultim me prokurorin rasti është inicuar si me lartë. Rasti është duke u hetuar.