Një e mitur ka njoftuar policinë se në vazhdimësi është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar në Lipjan.
Policia bën me dije se në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“NGACMIM SEKSUAL/Lipjan 29.11.2022. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline