Janë ngacmuar seksualisht dy femra në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 29.07.2024 – 20:00. Me 30.07.2024 dy ankueset femra kosovare kanë njoftuar se janë ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.