Nga viti i ardhshëm, një kuti e zezë do të jetë e detyrueshme në të gjitha makinat e reja në BE, dhe nga 2024, të gjitha automjetet e regjistruara për herë të parë do ta kenë atë, transmeton FrontOnline. Një kuti e zezë është një pajisje që duhet të zbulojë, deri në detajet më të vogla, gjithçka që ka ndodhur në sekonda para një aksidenti automobilistik. E ashtuquajtura kuti e zezë regjistron deri në 41 pjesë të informacionit që ndihmojnë në ekspertizë. Kutia e zezë ndihmon për të marrë informacion në lidhje me shpejtësinë e automjetit 5 sekonda para përplasjes, sjelljen e shoferit, nëse ai frenoi, nëse ai kishte manipulime me timonin dhe në cilën përqindje, sa ishte shpejtësia e automjetit, etj.
Disa automjete të reja tashmë e kanë atë
Megjithëse shumica nuk e dinë, kutia e zezë në industrinë e automobilave nuk është asgjë e re. Disa automjete të reja tashmë e kanë atë. Më së shpeshti ndodhet midis shoferit dhe karriges së pasagjerit në modulin e jastëkut ajror. Nga viti i ardhshëm, do të jetë i detyrueshëm në të gjitha makinat e prodhuara rishtas, dhe në 2024, të gjitha automjetet e regjistruara për herë të parë do ta kenë atë./FrontOnline/