Ditë më parë ish banorja e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja kishte ditëlindjen e saj të 54-të.
E për këtë përvjetor, aktorja dhe ish banorja e “BBV”, ka organizuar një festë madhështore,
Të ftuar në atë festë ishin miqtë e saj më të ngushtë.
Por nuk munguan edhe ish banorët e “Big Brother VIP”, si Paloma, Elhaidi, Sarah, Sheila edhe shumë të tjerë.
Mes tyre ishte edhe piloti Arbër Xhaja, i cili së bashku me Monikën ka kërcyer këngën “Piloti i zemrës”.
Lubonja ka kaluar një mbrëmje energjike, me shumë detaje të cilat kanë tërhequr vëmendjen, si bananet, vaska apo edhe torta speciale.