×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga tani, për të hyrë në Maqedoni të Veriut do të ketë vetëm një kontroll kufitar

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Në pikën kufitare të Bllacës, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është mbajtur ceremonia hapëse e projektit të pikëkalimit të përbashkët kufitar mes dy vendeve.

    Në këtë ceremoni, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se tani e tutje, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës.

    “Është kënaqësi që pas një kohe të gjatë angazhimi e përkushtimi, po përurojmë një projekt të veçantë për qytetarët e dy vendeve tona. Pikëkalimi i përbashkët është më shumë sesa infrastrukturë kufitare. Janë pika të reja bashkëpunimi e shërbimi që lidhin edhe më shumë shtetet tona dhe forcojnë edhe më tej fqinjësinë tonë të mirë. Ky model i ri i pikëkalimit të përbashkët kufitar në Bllacë, është shembull i përparimit konkret e praktik dhe shenjë e rritjes së mirëbesimit midis nesh. Tani e tutje, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës. Ky model do të mundësojë sistemimin e policisë kufitare vetëm në hyrje”, potencoi Kurti.

    Ai tha se vetëm gjatë vitit 2024, mbi 5 milionë qytetarë kaluan në tri pikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

    Por sipas tij, tani e tutje, pritjet kufitare të qytetarëve nga të dy anët e kufirit, më në fund do të reduktohen.

    “Kjo do t’i kontribuojë rritjes ekonomike të vendeve tona, shklëmbimit tregtar dhe lidhjes mes qytetarëve tanë”, theksoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

    Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, tha se ky projekt kufitar, nuk është vetëm modernizim i kalimit kufitar, por hapje e perspektivës së re për qytetarët, ekonominë dhe rajonin.

    “Sot në mënyrë simbolike, por edhe thelbësisht e lëvizim kufirin mes problemeve dhe zgjidhjeve, mes stagnimit dhe lëvizjes, mes burokracisë dhe efikasitetit. Ky kalim i përbashkët kufitar nënkupton një pritje në vend të dy pritjeve. Dhe për qytetarët kjo nënkupton më shumë kohë për familjen, për punën. Kjo më së miri demonstron që kufiri nuk duhet të jetë një mur, por urë e përbashkët që lidh njerëzit idetë dhe mundësitë, urë përmes të cilës flasim dhe flitet për besim, bashkëpunim, shkëmbim ekonomik, zhvillim të kulturës dhe turizmit, urë të cilën do ta kalojnë miliona qytetarë, shpresa dhe plane”.

    “Ky kufi, që deri më sot ishte njëlloj pengese, por nga sot bëhet simbol i modernitetit, integrimit dhe maturisë rajonale”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Mickoski.

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë projekt e quajti një hap të rëndësishëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke lehtësuar kështu kalimin kufitar dhe ndërveprimin mes dy vendeve.

    “Sot po kurorëzojmë një marrëveshje të suksesshme mes ministrive të brendshme të qeverive tona, që mundëson kalimin kufitar një ndalesë, një kontroll, si këtu, ashtu edhe në Jazhincë. Ky është një pasqyrim i aspiratave tona të përbashkëta për kufij të hapur, por të sigurt. Ky sistem është realizuar me sukses me republikën e Shqipërisë. Qytetarët tanë do të kenë vetëm një ndalesë kontrolli, që do të minimizojë pritjet kufitare. Policët kufitarë të dy shteteve tona në një pikë të përbashkët kontrolli me sistem të integruar, përveç që do të kujdesen për zbatimin e plotë të marrëveshje, do të kenë në fokus edhe sigurinë ndërkufitare”, deklaroi Sveçla.

    Homologu i tij nga RMV, Pançe Toshkovski, tha se lëshimi në përdorim i sistemit për kontrolle të përbashkëta kufitare, shënon një fazë të re të bashkëpunimit mes dy shteteve.

    Për këtë sistem, ministri tha se është folur shumë në të kaluarën, por nuk është realizuar.

    “Duke falënderuar përkushtimin e dy qeverive dhe ministrive, për më pak se një vit, me ndërtimin e infrastrukturës së re, tani kemi një sistem të vërtetë funksion që mundëson vetëm një ndalje dhe një kontroll të pasaportave dhe dokumenteve të identifikimit”, deklaroi Toshkovski.

    Ministri tha se ky sistem shkurton kohën e pritjeve kufitare, por edhe i kontribuon sigurisë.

    Zëvendëskryeministri, dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, kujtoi kohën kur në Bllacë, para 26 vitesh u vu në test njerëzimi dhe përcaktimi i tij për lirinë, bashkimin dhe të ardhmen, teksa shtoi se sot simbolikisht, pikërisht në këtë lokacion, po nis një histori e re e bashkëpunimit.

    “Me inaugurimin e one-stop-shop, po shënojmë një moment të rëndësishëm. Ne edhe praktikisht po hedhim hapin e radhës drejt realizimit të konceptit Evropa pa kufij, dhe kjo maksimë vlen jo vetëm për kufijtë fizikë që ndajnë vendet e Ballkanit, por edhe për kufijtë mendorë që ndajnë bashkëpunimin nga paragjykimi, fqinjësinë nga frika, zhvillimin nga izolimi”.

    “Kjo është kohë të tregojmë lidership, jo viktimizim, bashkëpunim e jo ndasi, dhe vizion e jo nostalgji për të shkuarën, sepse Ballkani është Evropë. Meriton të jetë pjesë e BE-së jo si barrë, por si vlerë e shtuar”, deklaroi ai. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar të komentojë dëshmimin e dy seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas homazheve në kompleksin...
    Lajme18 Prill 2025
    Posta e Kosovës njofton qytetarët se sot është raportuar një valë e re e mesazheve mashtruese të cilat po dërgohen përmes SMS-ve...
    Lajme18 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë- kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar ankesën e Kryeministrit Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro, e cila...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet brenda ditësh nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës,...
    Sport18 Prill 2025
    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u paraqit i qetë në konferencën për shtyp pas ndeshjes të së martës mbrëma në Gjermani, pasi...
    Vip18 Prill 2025
    Pasditen e sotme në një bisedë të zhvilluar mes finalistëve të “Big Brotherit”, Rozana kritikon se pse Gjesti nuk e meriton finale....
    Lajme18 Prill 2025
    I riu Aldion (Hajdin) Mulaj, i cili ndërroi jetë të enjten pas një aksidenti në Drenas, do të varroset sot në ora...
    Lajme18 Prill 2025
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës nuk ka “një përgjigje përfundimtare”. Ai...
    Kronika18 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Malishevë. Kjo pasi që ushtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj një grua. “I dyshuari pas intervistimit urdhër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.