Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kanë marrë pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Institutin e Shëndetësisë në Gjilan.
Zemaj tha se nga sot testet PCR mund të kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKShPK-së në Gjilan.
“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK. Kështu, mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie”, shkroi ai në rrjetin e tij social Facebook.
Shkrimi i tij i plotë:
Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan.
Nga sot, testet PCR mund t’i kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKShPK-së në Gjilan, kështu, vijon decentralizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke u afruar edhe më pranë qytetarëve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK.
Kështu, mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie.
Pajisja për teste PCR, tashmë është vënë në funksion dhe qytetarët e këtij rajoni, mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat tjera për teste.
Projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale, ka kushtuar 1.752.210 euro