×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Nga sot nis votimi i diasporës

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

    Periudha nga 9 janari e deri më 8 shkurt 2025, do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

    “Shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njoftohen se procesi i votimit do të mbahet më 8 shkurt 2025”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

    Tutje në njoftim, thuhet se KQZ-ja i ka njoftuar individualisht të gjithë votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës për procedurën e votimit.

    Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë KËTU.

    “Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës”, thuhet tutje në njoftim.

    Si duhet të votoni?

    Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë që situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ta, teksa...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re....
    Lajme02 Prill 2025
    Sipas njoftimit të IHMK-së, aktualisht zonat më të rrezikuara janë disa vendbanime të Hanit të Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Pejës, Deçanit, disa në...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka thënë se të dyshuarit për vrasjen e Muhamed Likës kanë ikur në këmbë...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini në konferencën e mbajtur për vrasjen e rreshterit M.Lika ka thënë se dy persona...
    Lajme02 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Kritikat kanë të bëjnë me...
    Lajme02 Prill 2025
    Lërkesa e Kuvendit të Kosovës për marrjen e statusit special në Këshillin e Europës nuk do të jetë as në agjendën e...
    Sport02 Prill 2025
    Drenica e ka rikthyer Bylbyl Sokolin si kryetrajner të skuadrës. Kjo u bë e ditur nga vet klubi drenicas, përmes një psotimi...
    Lajme02 Prill 2025
    NATO ka thënë se siguria e Ballkanit Perëndimor është jetike dhe se s’do të lejohet të rrezikohet ajo. Një zyrtar i NATO-s...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.