Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, nga sot filloi lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në regjionin e komunës së Pejës.
Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ministri Veliu u njoftua për së afërmi për mbarëvajtjen e punëve në këtë komunë, dhe sfidat që janë duke i kaluar stafi punonjës i kësaj qendre.
Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur për lehtësimin e procedurave që tashmë do të ju ofrohen qytetarëve për pajisjen e vulës apostile dhe verifikuese, duke i kryer këto shërbime në regjionin e Pejës.
Veliu theksoi poashtu se do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në regjionet e tjera.