Lamih Balaj nga Sindikata e Telekomit ka folur para mediave pas arrestimit të katër personave që dyshohet se janë pjesë e një grupi që ka keqpërdorur mijëra euro në kompaninë publike.Ai ka thënë se ka dy vite që të njëjtit nuk janë pjesë e Telekomit.
“Jemi të informuar përmes mediave që sot ka ndodhë disa arrestimeve jashtë telekomit nuk kanë ndodhë brenda, prej të arrestuarve kanë qenë dy zyrtarë të lartë të Telekomit që ka mbi 1 vit e gjysmë që nuk janë në marrëdhënie të punës me Telekomin, ne e përkrahim fuqishëm një aksion të tillë. Është momenti i fundit që prokuroria të mos ndalet që të hetojë keqpërdorimet që kanë ndodhë në Telekom”, ka thënë ai.
Balaj ka thënë se duhet të hetohen edhe kontrata tjera që kanë shkaktuar dëme milionëshe.“Ju inkurajojmë të mos ndalet në Telekom ka edhe kontrata tjerë të dëmshme që i kanë shkaktu miliona euro, falë tyre jemi këtu ku jemi. Ne i përkrahim fuqishëm krejt aksionet që i qesin para drejtësisë të gjithë ata persona që i kanë shkaktu dëme Telekomit”, ka thënë ai.