×
  • Vip
  • Vip

    Nga rrëfimi tronditës i Xhenetës tek koncerti i Tayna-s për banorët, krejt çka ndodhi në mbi 5 orë transmetim në ‘Prime’

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2024

    Spektakli ‘Prime’ i formatit më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova, i të hënës ishte një mbrëmje e zjarrtë si për banorët ashtu edhe për miliona teleshikues.

    Shumë zhvillime interesante, dinamika, debate e surpriza ndodhën në mbi 5 orë transmetim maratonik live, transmeton Klankosova.tv.

    Me të filluar ‘Prime’ banorët njëzëri i uruan ditëlindjen ish-konkurrentit, Kevin Edmond, të cilit i uruan gjithë të mirat.

    Më pas banorëve iu shfaq klipi me momentet më të veçanta mes Gjesti dhe Xhenetës të cilët qëndruan bashkë për 24 orë në një dhomë ndaras nga banorët e tjerë.

    Pas shfaqjes së klipit të Gjestit dhe Xhenetës  me momentet e tyre të veçanta, të cilët qëndruan 24 orë së bashku në dhomën e surprizave, banorët dhanë komentet e tyre.

    Sara ishte ajo që iu tha çiftit se janë komplet fallco, tutje edhe banorët e tjerë ngriten dyshimet e tyre për lidhjen mes Xhenetës e Gjestit.

    Një tjetër dinamikë e këtyre ditëve ishte edhe përplasja e ashpër mes Drenushës dhe Rovenës, ku banorëve dhe teleshikuesve iu shfaq klipi me krejt çka ndodhi mes dy banoreve dhe se si nisi përplasja mes tyre.

    Përplasja e ashpër mes tyre nisi nga tema e patriotizmit, diskutim ky që tashmë është bërë mjaft i shpeshtë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes banorëve.

    Ato kanë akuzuar njëra tjetrën për gënjeshtra dhe ofendime brenda, teksa nuk u kursyen aspak ndaj njëra-tjetrës.

    Debati eskaloi deri në gjëra personale, teksa në klip u shfaqën edhe bisedat e tyre me banorët tjerë teksa flisnin për njëra-tjetrën, transmeton Klankosova.tv.

    Pas përplasjes mes Drenushës dhe Rovenës ishte opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, që komentoi klipin e përplasjes mes banoreve.

    Ajo pati një debat të fortë me Drenushën, pasi nuk u pajtua me fjalët që i tha për Rovenën.

    “Nëse ajo (Rovena) ka ardhur për të gjetur burrë, ke qenë shumë e shëmtuar te ky klip, ti ke ardhur aty për t’u ankuar për burrin tënd. Nuk ka asgjë të kërkosh burrë, të bësh familje, ti mund të tallesh me këtë gjë”, u shpreh Olta.

    Tutje ndryshoi edhe dinamika e spektaklit ‘Prime’, ku Xheneta rrëfeu sfidat e rënda të jetës së saj tek ‘Vëllai i Madh’.

    Ajo ka rrëfyer se në fëmijërinë e saj nuk ka pasur shumë momente të bukura, derisa braktisjen e nënës së saj thotë se e kishte përjetuar tejet rëndë ajo dhe vëllau i saj.

    Tutje ajo tregon se në moshën kur i ka pasur 5 vjet, babai i saj është martuar e njëjta e ka ditur që ata janë  fëmijët e babait të saj, por fëmija e hallës.

    “Momentet më të bukura të fëmijërisë kanë qenë vetëm kur ajo( gruaja babait) ka qenë në Kosovë”, tha tutje Xheneta.

    “Unë nuk e njoh aromën e nënës kur dikush e thotë, jam sikur pa një krah por jam shumë krenare që kam në jetën time një grua shumë të fort dhe shembull sikurse Sabria. Nuk e di qysh mundet me kane një njerkë kaq e mirë sikurse kjo, kjo është në gjendje me krejt botën me u përla kur është në pyetje Xheneta”, tha ajo.

    Xheneta foli edhe për takimin e parë me nënën e saj, e për të cilin tha se ishte e gjitha pa ndjenja.

    “U pendova shumë që erdha, sepse u mërzita shumë e thojsha është aj ëndrra ime që më ka munguar gjithmonë, po realizohet por nuk ishte ashtu…Në ato momente kuptova që ajo as fëmijëve të vet nuk i ka treguar që ne ekzistojmë. Na tha se ka menduar që ne kemi vdekur”, tha ajo.

    Në linjën e jetës, Xheneta rrëfeu edhe për lidhjen e saj prej pesë vitesh me ish të dashurin. Ajo tha se pas një kohë i njëjti ndryshoi dhe sipas saj, fjala e saj më nuk kishte vlerë dhe dikur filloi edhe me dhunë fizike.

    E njëjta tregoi para “Vëllait të Madh” edhe për një rast ku kishte tentuar vetëvrasjen, transmeton Klankosova.tv.

    “…Filloi njëherë më një shuplakë….Pas fejesës tonë ai nisi të dalë me vajza tjera, filloi të ushtroj më shumë dhunë derisa nuk mundesha të ecja në këmbë. Ishte pjesa e fundit që unë thirra babin dhe Sabrinë dhe ju thash unë nuk mundem më. Aty kam tentuar ta mbys edhe vetën sepse u lodha. Pas tentimit për vetëvrasje u kanë një shoqe e imja që më ka pa dhe e kam pasur të detyrueshme që të takoj psikologun, ka qenë një periudhe që isha shumë thellë në depresion, kam pirë alkool dhe nuk doja të zgjohesha hiç”, tha mes lotëve Xheneta.

    Tutje ajo foli edhe për pjesën profesionale të jetës së saj.

    Për të ndjekur rrëfimin e saj të jetës me plot emocione, shiheni videon në vijim:

    Pas rrëfimit në linjën e jetës, Xheneta është surprizuar nga “Vëllai i Madh”. Ajo mori një letër me një mesazh të fuqishëm nga njerka e saj, Sabria.

    Në këtë letër e njëjta i shfaqi dashurinë Xhenetës, ndërsa i tha ajo është për të ‘një nënë që e do pa kushte’.

    Pas këtij mesazhi, Xheneta u kaplua nga lotët dhe emocionet e fuqishme.

    Por, kjo nuk ishte e gjitha pasi ‘Vëllai i Madh’ i mundësoi një takim virtual Xhenetës me njerkën e saj.

    Madje Sabria pati një mesazh për Xhenetën se si të veprojë tash e tutje brenda shtëpisë.

    “Tash e tutje trego anën e dashur të qetë, është kohë ta tregosh me gjithë, a më premton që ki me fol qysh të kam mësuar”, u shpreh Sabria.

    Gjatë ‘Prime-it’ të mbrëmshëm e ftuar për banorët nga ‘Vëllai i Madh’ ishte këngëtarja e famshme kosovare, Tayna, e cila performoi disa nga këngët e saj më me nam në BBVK.

    Tayna solli një super atmosferë për ta dhe miliona teleshikues të këtij formati. Banorët e shijuan dhe u argëtuan tej mase, duke vallëzuar e kënduar njëzëri këngët me këngëtaren që ishte e ftuar speciale sonte si surprizë për banorët.

    E në një moment krejt në fund, Gjesti u ngjit në binë tek Tayna, teksa e përqafoi dhe këndoi live bashkë me të.

    Për më shumë shiheni videon e plotë:

    Tutje, banorëve iu shfaq edhe klipi me përplasjet mes Xuxit dhe Vullnetit mbi rrëfimin që ky i fundit e dha për orientimin e tij seksual.

    Por, debati vazhdoi edhe në ‘Prime’ ku Vullneti e quajti Xuxin homofob ndërkohë që Xuxi tregonte qëndrimin e tij.

    “Nuk është i bazuar në shkencë, është i bazuar në fe”, u shpreh Vullneti.

    Xuxi i tha se ai ka dashur të bëhet gay, ndërsa Vullneti e pyeti “pse s’po bëhesh gay ti”, transmeton Klankosova.tv.

    Vullneti insistoi se i tillë lind dhe nuk bëhesh ndërsa Xuxi nuk e pranoi këtë si fakt.

    Në spektakël banorëve iu shfaq edhe klipi ku ditë më parë Xheneta i hoqi çmimit të madh 10 mijë euro për të dëgjuar një deklaratë të fituesit të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, mbi orientimin seksual të Vullneti, ku ky i fundit refuzoi të shoh deklarimin e Stresit.

    Kjo zgjedhje e Xhenetës pasoi me shumë debate të ashpra, tensione e përplasje mes banorëve të cilët kryesisht ishin kundër saj.

    Ndërsa Vullneti u shpreh se asnjë mendim i askujt nuk vlen 10 mijë euro.

    Tutje, banorët panë klipin e përmbledhur të sfidës së buxhetit ku për këtë javë kanë siguruar vetëm 30 përqind të buxhetit javor. Ndërsa banorët që qëndruan deri në fund të sfidës do kenë një përparësi.

    Ndërkaq, si çdo të hënë, banorët dhanë dy emra dhe dy arsye për nominimet e tyre, të cilat u realizuan në dhomën e rrëfimeve.

    Xheneta, Drenusha, Fitimi, dhe Vullneti, janë banorët që janë nominuar për këtë javë.

    Për më shumë detaje nga i gjithë spektakli LIVE, ndiqeni videon e mëposhtme të plotë:

    Nga Rubrika
    Vip03 Janar 2025
    Publiku ka pyetur Vullnetin për top tre banorët e preferuar të tij brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ai tha se nuk...
    Vip02 Janar 2025
    Sara është shfaqur e nervozuar me Drilonin pas situatës me Xhenetën. Ajo i tha Drilonit se “nuk kam më durim me këto situata,...
    Vip02 Janar 2025
    “Vullnet  a mendon që do të ndikoj në lojën e mbetur deklarata që ti the pak ditë më parë?”, ishte pyetja për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare,...
    Lajme03 Janar 2025
    Viti 2024 ishte mjaft sfidues për shtetin, përkatësisht për institucionet e sigurisë. Përgjatë vitit që lamë pas, vendi ynë u përballë në...
    Lajme03 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Lajme03 Janar 2025
    I lidhur në një karrocë invalidësh që nga mosha 2 vjeçare, 55 vjecari nga qyteti i Gjilanit, Avdil Ibishi në një rrëfim...
    Lajme03 Janar 2025
    Për sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët e...
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.