×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Prokuroria deklarohen për rastin e gruas nga Skënderaj që kërceu nga kati i tretë i shtëpisë

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Një grua ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë së saj në fshatin Bask të Skënderajt. Shkaku i lëndimeve të marra, ajo ka vdekur. Viktima është e moshës rreth 30-vjeçare.

    Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

    Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni, i ka thënë Gazetës Express, se rrethanat për ndriqimin e rastit janë duke u hetuar nga prokurori në koordinim me policinë.

    Ai ka treguar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    “Trupi i viktimës me urdhër të prokurorit të PTH Mitrovicë është dërguar për autopsi në Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rrethanat për ndriqimin e rastit janë duke u hetuar nga prokurori në koordinim me policinë”, ka thënë Preteni

    Ndryshe, rasti fillimisht është konfirmuar nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

    Sipas policisë, viktima ishte dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe ka vdekur.

    “Fsh.Baks, Skenderaj, 10.02.2021-12:35. Raportohet se viktima femër kosovar e për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Një rast i dhunës më familje është raportuar në Klinë, ku dyshohet se vellai bashkë me gruan e tij ka rrahur motrën....
    Lajme20 Korrik 2025
    Nëntë persona, mes tyre pesë femra, një mashkull dhe tre të mitur janë lënduar nga Skënderaj si pasojë e rrëzimit të luhatëses,...
    Lajme20 Korrik 2025
    Mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës po rezulton me pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Si pasojë e kësaj situate, janë...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Sport19 Korrik 2025
    Boksieri ukrainas, Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut, Dubois. Në rundin e 5-të, Usyk arriti të nokautoj britanikun, duke e rrëzuar dy...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.