×
  • Sport
  • Sport

    Nga profesioni i gazetarit në rolin e menaxherit të përgjithshëm te klubi i Gjilanit, ky është rrëfimi i Drilon Sylejmanit

    FrontOnline
    26 Qershor 2021

    Punën e tij si gazetar i sportit, sidomos në futbollin vendor, e bënte në mënyrën më të mire të mundshme.

    Po flasim, për Drilon Sylejmanin, i cili për vite me radhë ka pasqyruar sportin kosovar në mediume të ndryshme në vendin tonë, raporton FrontOnline.

    Megjithatë, tashmë Sylejmani ka vendosur që ta nis një aventurë të re në karrierën e tij.

    Ai e ka lënë “zanatin” e gazetarit, duke u kyçur në klubin e vendlindjes së tij, gjegjësisht te Gjilani.

    Klubi nga Anamorava e ka nisur një “revolucion” të madh, si në stafin teknik ashtu edhe në skuadër, derisa Sylejmanit i është besuar pozita e menaxherit të përgjithshëm në departamentin e sportit.

    Në një rrëfim për FrontOnline, Sylejmani ka folur për sfidën e re në karrierën e tij.

    FrontOnline: Pas disa vitesh gazetar i sportit, vendose t’i bashkohesh klubit të Gjilanit, pse pikërisht ky klub?

    Sylejmani: Puna ime në media ka qenë një ndër pasionet më të mëdha që kam patur dhe kam vazhduar t’i ndjek pas futbollit. Si një ish-futbollist dhe pjesë e botës së futbollit tani e disa vite e ndjeva se ka ardhur momenti t’i bashkohem një projekti sportive dhe të jap kontributin tim. Zgjedhja për të qenë pjesë e Gjilanit ka qenë më shumë zgjedhje zemre, pasi për të qenë korrekt dhe për hirë të së vërtetës është lidhje familjare të cilën e kemi trashëguar nga familjarët që dikur kanë investuar dhe kanë dhënë shumë për këtë klub. Dua të pranoj për herë të parë që kam patur edhe disa mundësi të tjera t’i bashkohesha disa klubeve, madje edhe jashtë Kosovës, por siç jut hash që Gjilani për ne ka qenë gjithmonë si shtëpi e dytë dhe e ndjeva si obligim të pranoj ofertën për të qenë pjesë e klubit dhe të vazhdoj aty ku e ka lënë xhaxhi im tashmë i ndjerë.

    FrontOnline: Sa ishte e vështirë të ndryshosh ambient, nga puna e gazetarit/reporterit në atë të Menaxherit të Përgjithshëm te klubi gjilanas?

    Sylejmani: Realisht është një përgjegjësi shumë e madhe dhe njëkohësisht nder për besimin e madh që kanë shfaqur drejtuesit e klubit karshi meje. Pasioni për të qenë pjesë e menaxhmentit sportiv më ka shtyrë që t’i bashkohem klubit të Gjilanit. Do të jap gjithçka nga njohuritë e mia për organizimin dhe të mirën e klubit. Përgjegjësitë janë të mëdha, pasi që lidhen me objektivat madhor që kemi. Përparësia dhe lehtësimi i madh është që në krye të klubit qëndron një person sikurse Florim Zuka, i cili mundëson organizimin në mënyrë të shkëlqyer të klubit dhe nuk kursehet në kërkesat tona si menaxhment dhe po ashtu edhe ato të stafit teknik.

    FrontOnline: Përpos ardhjes së Ismet Munishit, klubi ka bërë edhe disa ndryshime, duke ju marrë juve, por edhe Rafet Prekazin në postin e drejtorit sportiv, cfarë mund të presim nga ky këto ndryshime të Gjilanit?

    Sylejmani: Përmes ndryshimeve të fundit në klub synohet një organizim edhe më i mirë dhe një ndihmesë më e madhe për menaxhmentin, i cili ka udhëhequr klubin deri më tani dhe vazhdojnë të jenë një ‘dorë e fortë’ në krijimin e një klubi siç është aktualisht Gjilani.
    Në klub po investohet dhe po punohet edhe në aspektin administrativ, pasi që synojmë që të ndërtojmë një imazh sa më të mirë dhe të ndërtojmë një model për të ardhmen që do të shërbej jo vetëm për klubet e futbollit.

    FrontOnline: Përpos ndryshimeve në staf, klubi ka larguar disa lojtarë, me disa ka rinovuar dhe ka sjellur disa transferime të mëdha, që nuk janë mbyllur akoma me gjasë, edhe sa ndryshime mund të ketë në këtë drejtim këtë verë?

    Sylejmani: Ndërtimi i skuadrës për edicionin e radhës, por edhe për edicionet e ardhshme është në përfundim e sipër, pasi që pjesën më të madhe të futbollistëve i kemi me kontrata më afatgjate. Kemi afruar në skuadër futbollistë të rinj, të cilët janë potencial për të ardhmen dhe jemi të bindur që do të jenë personazhet kryesore në edicionet që po vijnë. Kemi planifikuar që lëvizjen e futbollistëve ta mbyllim para fillimit të fazës përgatitore, në mënyrë që stafi teknik të ketë nga dita e parë gjithë futbollistët, por për shkak të disa rrethanave të krijuara (jo nga ana e klubit), mbetemi ende në tregun e transferimeve. Ardhjet e futbollistëve do të bëhen në koordinim me stafin teknik të klubit dhe jemi duke punuar jashtëzakonisht shumë që brenda pak kohësh të mbyllim këtë afat kalimtar.

    Me këtë “revolucion”, a e shihni Gjilanin pretendent kryesor për titull ne edicionin e ardhshëm?

    “Nuk kemi asgjë për të fshehur. Objektivat e klubit janë madhor, pasi që investimet janë të tilla. Kampionati elitar nga viti në vit po bëhet edhe më i fortë dhe njëkohësisht arritja e objektivave bëhet edhe më e vështirë. Është shumë herët për të folur për favoritë ose pretendentë, por besoj shumë që ne do të jemi në mesin e tyre./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport20 Nëntor 2024
    UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës. Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje...
    Sport20 Nëntor 2024
    Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Dardanët në udhëtim do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën. Takimi i parë...
    Sport20 Nëntor 2024
    Tifozat Kuq e Zi po vazhdojnë ta ngritin zërin kundër organizimit të Shqipërisë bashkë me Serbinë të Kampionatit Evropian U-21 në vitin...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës një punëtori me inicialet A.A. Sipas njoftimi të kësaj ndërmarrjeje deri tek ky vendim...
    Sport20 Nëntor 2024
    UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës. Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Serbi, Tomislav Momiroviq ka dorëzuar sot dorëheqjen për shkak të tragjedisë në stacionin...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së OVL-UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka kritikuar kryeministrin Kurti pasi sic thotë ai goditi jo vetëm shqiptarët e...
    Vip20 Nëntor 2024
    Rovena dhe Arioni kanë qëndruar bashkë në kuzhinë, duke përgatitur ushqim. Por, ajo është shprehur se po i mungon vaji i ullirit,...
    Sport20 Nëntor 2024
    Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Dardanët në udhëtim do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën. Takimi i parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.